DYLON

FC Drita përmbyll stinorin me fitore, por pa kryetrajner

FC Drita përmbyll stinorin me fitore, por pa kryetrajner
Avatar photo Redaksia

Ndonëse e “tronditur” nga zhvillimet e fundit, eliminimin e hershëm nga Kupa e Kosovës dhe më pas edhe ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ardian Nuhiu, skuadra e futbollit FC Drita, ka gjetur forcën e duhur, për ta përmbyllur stinorin vjeshtor me fitore, pasi në udhëtimin ka mundur skuadrën e Drenicës, me rezultat 1-3.

Ishte kjo ndeshje e javës së 18-të në elitën e futbollit kosovar, ku skuadra bardh e kaltër i arkëtoi tri pikë të reja dhe aktualisht mbanë pozitën e parë të tabelës së klasifikimit me 38 pikë nga 18 xhiro, 8 pikë më shumë se Ballkani i dyti, por që ka 4 lojë më pak.

EkoHigjiena

Marko Simonovski ka shënuar dy gola (42′, 69′), ndërsa golin e tretë e realizoi Besnik Krasniqi nga pika e bardhë (79′). Besnik Krasniqi ishte edhe njëherë realizator, por në portën e gabuar (autogol  84’).

Përndryshe, ishte kjo një fitore e madhe dhe e rëndësishme për Dritën për të shkuar në pushim mes stinorëve, kohë e mirë kjo për reflektim dhe për t’i bërë llogaritë e duhura, që t’i rikthehet kampionatit, edhe më fuqishëm, nëse do, që të jetë në objektivat e saja, e që padyshim që, për një skuadër si FC Drita, ato mund të jenë vetëm më të lartat e mundshme, në këtë rast, titulli i Kampionit të Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.