DYLON

Shkrimtarit Prend Buzhala i dorëzohet çmimi letrar “Beqir Musliu”

Shkrimtarit Prend Buzhala i dorëzohet çmimi letrar “Beqir Musliu”
Avatar photo Redaksia

Shkrimtarit, Prend Buzhala i shpallur, ditë më parë, fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu”, iu është ndarë sot ky çmim nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për arritje të veçanta në letërsi.

Ky çmim, që jepet nga Zyra e kryetarit të Komunës, në bashkëpunim me klubin letrar të krijuesve gjilanas, Ars Club “Beqir Musliu”, iu dha Prend Buzhalës  pasi ishte përzgjedhur paraprakisht nga juria vlerësuese e konkursit letrar “Beqir Musliu”, në përbërje: Arsim Halili (kryetar) dhe Sadetete Tërnava – Osmani e Tahir Arifi (anëtarë), transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Në ceremoninë  e dhënies së këtij çmimi, që u bë në Bibliotekën e Qytetit, mori pjesë edhe kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili tha se që nga viti 2004 jepet ky çmim dhe po e vazhdojnë traditën tash për të gjashtëmbëdhjetën herë me radhë duke e shpallut fituesin.

“Me këtë rast, e uroj fituesin e këtij çmimi të madh letrar, poetin Prend Buzhala”, ka thënë kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

Ndërsa, Kryetari i Komisionit vlerësues, Arsim Halili, tha se arsyet për t’u nominuar dhe për t‘ia dorëzuar çmimin poetit Buzhala kanë qenë faktike, duke thënë se ai është emër i cili i ka bërë mbi 80 vepra letrare.

E, për krijimtarinë dhe në mbështetje të këtij çmimi, për Prend Buzhalën folën edhe Emin Azemi, Tahir Arifi dhe Mehmetali Rexhepi si dhe nikoqiri i kësaj ngjarje kulturore, Sabit Rrustemi, kryetar i Ars Club “Beqir Musliu”, transmeton 2LONLINE.com

Ndërsa, laureati i këtij çmimi, Prend Buzhala ka falënderuar Komunën e Gjilanit, Jurinë e këtij çmimi për  këtë vendim dhe e ka çmuar Gjilanin si Qendër të Kulturës dhe si “Shtëpi” e Shkrimtarëve.

Përndryshe, deri më tash, me këtë Çmim letrar janë nderuar: Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Musa Ramadani, Visar Zhiti, Ibrahim Kadriu, Rexhep Qosja, Ramadan Mehmeti, Nehas Sopaj, Anton Nikë Berisha, Ramadan Musliu, Shaip Beqiri, Ramadan Rexhepi, Edi Shukriu, Agim Gjakova , Nasi Lera dhe tani Prend Buzhala. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.