“Nga dita e djeshme, njësitet e specializuara të FSK-së kanë vazhduar pandërprerë operacionin për menaxhimin dhe tejkalimin e situatës emergjente në Deçan”, ka shkruar në profilin e tij, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pas helmimit të mbi 1 mijë qytetarëve në Deçan.
Ja postimi i tij i plotë
Deçanas të mi të dashur,
Të dashur qytetarë të vendit tim,
Nga dita e djeshme, njësitet e specializuara të FSK-së kanë vazhduar pandërprerë operacionin për menaxhimin dhe tejkalimin e situatës emergjente në Deçan.
Sot, bazuar në rrethanat dhe nevojat e Shtabit Emergjent kemi angazhuar 5 njësi të specializuara: për detektimin e materieve të rrezikshme, për skanimin dhe incizimin e zonës në burimet dhe rrjedhen ujore, në asistencë mjekësore, operacione civile së bashku edhe me njësinë homologe të forcave amerikane si dhe oficerët për planifikim dhe organizim shtabor.
Vazhdojmë operacionet tona deri në tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimit të gjendjes normale.
Ky është misioni ynë!
Kjo është detyra jonë!