DYLON

Ka shtënë me armë zjarri në ahengun familjar, policia ia merr armën, rasti i kalon prokurorisë

Ka shtënë me armë zjarri në ahengun familjar, policia ia merr armën, rasti i kalon prokurorisë
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një  informatë se në shtëpinë e të dyshuarit, banor i fshatit Bresalc të Komunës së Gjilanit ka të shtëna me armë zjarri. 

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes e kanë kontaktuar personin e dyshuar dhe janë gjet fakte të qëndrueshme se i njëjti se ka shtënë me armë zjarri në ahengun familjar. 

EkoHigjiena

“I njëjti ka dorëzuar armën, pistoletën e llojit: Colt  Government, cal. 9mm, prodhim gjerman, njëmbëdhjetë  ( 11) copë  fishekë me gaz të pa shkrepura si dhe  dyzet e tetë (48)  gëzhoja të shkrepur”, ka thënë zëdhënësi Hashani. 

Me vendim të  prokurorit të  shtetit rasti procedohet në  Prokurorinë Themelore në procedurë të rregullt.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.