Për shkak të epidemisë së etheve katarale tek kafshët, gjegjësisht sëmundjes virale “gjuha e kaltër” e cila sulmon delet dhe bagëtitë, Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme ka miratuar vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e komunës së Medvegjës.
“Ekipet veterinare janë në terren dhe po vizitojnë amvisëritë, ndërsa apelohen qytetaret që t’i përmbahen udhëzimeve të dhëna nga shërbimet kompetente”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga komuna e Medvegjës, transmeton Titulli.
Ekipet veterinare gjithashtu do të vizitojnë edhe amvisëritë ku nuk është regjistruar paraqitja e kësaj sëmundje me qëllim të ndërmarrjes së masave preventive.
Deri më sot në territorin e komunës së Medvegjës janë sëmurë 1.028 dele dhe 56 gjedhe.
(Foto ilustrim)