DYLON

Të rinjtë e PDK-së – Tërnavës: Nuk patëm qëllim të keq

Avatar photo Redaksia

Një grup i të rinjëve, anëtarë të Rinisë Demokratike të Kosovës – dega në Prishtinë zhvilluan një takim me kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava. Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në vendin tonë me ç’rast u prek edhe akti simbolik i djegies së logos së grupit terrorist ISIS në Prishtinë. Të rinjtë shpjeguan në takim me Myftiun Tërnava se aktiviteti i djeshëm simbolik nuk kishte qëllim të ofendimit të ndjenjave fetare të besimtarëve mysliman në Kosovë dhe as thënieve të shenjta për islamin.

Sipas një komunikate të dërguar nga të rinjët e PDK-së, qëllimi, u tha nga të rinjtë në takim, ishte ta kundërshtojnë terrorin dhe aktet terroriste të grupit ISIS me veprimet e tyre kriminale në rend të parë kundër fëmijëve dhe grave që i bëjnë në kundërshtim me parimet e fesë islame.

EkoHigjiena

Myftiu Tërnava theksoi se të rinjtë tanë duhet të jenë të kujdesshëm e të matur në veprimet e tyre dhe mos të bien pre e fushatave që më shumë mund të sjellin debate, konfuzion e paqartësi se sa qëllimi i tyre për distancim nga veprimet e ISIS. Po ashtu, në takim Myftiu tha se ne si popull solidarizohemi me vuajtjet e popullatës civile në Irak e Siri, dhe në të njëjtën kohë dënojmë veprimet kriminale të asaj që quhet ISIS.

Të rinjtë theksuan se Rinia Demokratike e Kosovës ka një orientim të qartë demokratik, vlerave të tolerancës dhe mirëkuptimit ndërfetar e ndërnjerëzor, thuhet në fund të komunikatës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.