Mediumi zviceran “sport.ch” ka shkruar për rrugëtimin e Baselit këtë edicion, derisa i jep merita ish-drejtorit sportiv të klubit, Marco Streller.
“Marco Streller ndau rrugët me Baselin në qershor të 2019-s, derisa kishte njoftuar dorëheqjen e tij nga pozita e drejtorit sportiv të klubit zviceran. Por, transferimet e tij tashmë kanë filluar të japin frytet”, shkruan mediumi zviceran.
Njëri prej transferimeve të tij ishte edhe Edon Zhegrova, ndërsa përmenden edhe Kemal Ademi dhe Omar Alderete.
Gjithashtu ky medium shkruan se falë paraqitjeve të mira Baseli është duke garuar për titullin në kampionat.