Trajner i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes që nga muaji mars i vitit 2018, ka pasur edhe njëherë popullaritet të madh në Republikën e vogël të Ballkanit.
Ai sapo është emëruar personaliteti i vitit 2019 në Kosovë, shkruan mediumi zviceran ‘24heures’.
“Është një shpërblim i shkëlqyer”, u shpreh fillimisht Challandes.
“Por, keni kujdes, pasi i gjithë vendi pret që Kosova të kualifikohet në Kampionatin Evropian. Ne ende nuk jemi atje”, shtoi ai.
Kosova ka dy ndeshje të mëdha para vetes.
Më 26 mars përballet me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, dhe në rast të fitores, luan me fituesin e ndeshjes Bjellorusi – Gjeorgji më 30 mars në finale.