Fenerbahçe dhe Rizespori kanë arritur marrëveshje në parim për Vedat Muriqin. Sulmuesi kosovar do të transferohet në ditët në vijim tek gjiganti turk për një shumë që sillet nga 3 deri në 3,5 milionë euro.
Sulmuesi kosovar pritet të transferohet në Fenerbahçe në ditët në vijim. Për këtë siguron e përditshmja turke “Sabah”.
Kjo e fundit shkruan se Fenerbahçe dhe Rizespori kanë arritur marrëveshje në parim për përfaqësuesin kosovar. Dhe, zyrtarizimi i transferimit pritet të bëhet në ditët në vijim.
Vendimtare ishte dëshira e futbollistit për t’u transferuar në Fenerbahçe, një klub të cilin e simpatizon që nga fëmijëria.