Mediat malazeze janë treguar shumë kritike ndaj paraqitjes së Malit të Zi kundër Kosovës, në humbjen 2:0 të hënën mbrëma.
Gazeta e njohur “Vijesti”, e ka krahasuar Kosovën me Anglinë. “Mali i Zi nuk kishte asnjë shans kundër Kosovës, sikur të luanim kundër Anglisë” shkruhet në titull.
Ndërsa, “CGSport” thotë se Kosova e kreu lehtë misionin. “Kosova fitoi pa asnjë problem kundër fakonjëve”.
Ndryshe, Mali i Zi mbetet pa asnjë fitore në kualifikimet për kampionatin evropian, nga 7 ndeshje ka vetëm 3 pikë.