Kosova ka shënuar fitore ndaj Republikës e Çekisë me rezultat 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2020.
Gazeta zvicerane Blick ka shkruar menjëherë me një titull bombastik në faqen e tyre: “Çmenduri! Kosova kalon edhe Republikën Çeke”.
Shkrimi i tyre ka vazhduar kështu: “Është si një përrallë: Kosova ka fituar ndeshjen kundër Republikës Çeke dhe është ende e pamposhtur në kualifikimet e Kampionatit Evropian. Përveç kësaj, skuadra e Challandes përshëndet përkohësisht nga maja e tabelës!”
Për Kosovën po shkruajnë edhe media të tjera evropiane, ndërsa gazeta angleze sportive Sky Sports ka dalë me një postim në faqen e tyre zyrtare në Tëitter me mbishkrimin: “Korner i nisur shpejt, O̶r̶i̶g̶i̶ Vojvoda”, duke iu referuar golit të Divock Origit në ndeshjen ndaj Barcelonës në Ligë të Kampionëve.
Edhe llogaria zyrtare e “EURO 2020” , në Facebook ka publikuar arritjen e Kosovës.