“Tejet e nderuar që isha e ftuar në tryezën shkencore të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, ku kisha prezantimin tim në temën e rëndësishme “Roli i shoqërisë civile në vetëdijesimin për çështjet gjinore në Kosovë”, ka bërë me dije Mediana Bislimi – drejtoreshë ekzekutive e CCNO- “Center for Cooperation and Networking of Organizations” /”Qendrës për Bashkëpunim dhe Rrjetëzim të Organizatave”.
Ajo tha se ka diskutuar në lidhje me impaktin dhe kontributin e organizatave në ndërgjegjësimin e komunitetit lidhur me çështjet gjinore dhe adresimin e tyre.
“Ky trajtim shkencor synoi të nxisë debat dhe sensibilizim mbi sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e gjendjes gjinore në shoqërinë kosovare”, ka thënë Mediana Bislimi. /2LONLINE/