Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në profilin e tij ka bërë të ditur se sot gjatë ditës ka ndarë disa medalje dhe mirënjohje për zyrtarët dhe ushtarakët e FSK-së dhe për ata të kësaj ministrie.
“Në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kompetencave të mia, si Ministër i Mbrojtjes, sot kam ndarë medaljet dhe mirënjohjet për zyrtarët dhe ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, për të cilët kam marrë vendim në “Ditën e Forcës”, ka thënë Minsitri Mehaj.
Ja postimi i plotë:
Shumë urime medaljet e mirënjohjet për Më të mirët nga Më të mirët e vitit 2021!
Në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kompetencave të mia, si Ministër i Mbrojtjes, sot kam ndarë medaljet dhe mirënjohjet për zyrtarët dhe ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, për të cilët kam marrë vendim në “Ditën e Forcës”, si në vijim:
1. Mirënjohje për zyrtaren e lartë, Fahrije Sadikun për realizimin e detyrave me përgjegjësi të lartë për arritjen e objektivave të Ministrisë së Mbrojtjes;
2. Medalje për “Arritje të jashtëzakonshme” për: kolonel Sefer Isufin, nënkolonel Rifat Malokun, kapiten Ismail Hoxhën, dhe nënoficer Mendim Bellaqën, të cilët janë dalluar për arritje të jashtëzakonshme në zbatimin e detyrave, gatishmërisë, stërvitjes, disiplinës dhe bashkëpunimit në aktivitete brenda dhe jashtë orarit të punës.
3. Medalje për “Shërbim të Shquar”, për: nënkolonel Remzije Zeqiraj, major Azman Mula, kapiten Ardian Ramadanin, nënoficer Zymer Tahirin, nënoficer Ilaz Durakun, nënoficer Fisnik Demollin, nënoficer Dritan Januzaj, nënoficer Hasim Drenovcin, nënoficer Mentor Jetullahun, nënoficer Bunjanin Raçin, nënoficer Arbër Krasniqin dhe nënoficer Alban Gashin, të cilët janë dalluar për shërbim të shquar dhe të merituar në detyrë me përgjegjësi të lartë.
Shumë urime për të gjithë dhe kam besimin e plotë se, bashkarisht si një mendje, shpirt e trup i vetëm, do të vazhdojmë me suksese edhe më të mëdha në vitin 2022. /2LONLINE/