“Sot pata kënaqësinë që, bazuar në autorizimin tim zyrtar dhe referuar në Rregulloren për Medalje dhe Mirënjohje, të ndajë medaljet dhe mirënjohjet për ushtarakët dhe zyrtarët më të dalluar të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2022”, ka thënë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Ja deklarata e plotë e Minsitrit Mehaj
Sot pata kënaqësinë që, bazuar në autorizimin tim zyrtar dhe referuar në Rregulloren për Medalje dhe Mirënjohje, të ndajë medaljet dhe mirënjohjet për ushtarakët dhe zyrtarët më të dalluar të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2022.
Me medalje “Shërbim i Shquar”, të cilët janë dalluar për shërbim të shquar dhe të merituar në detyrë me përgjegjësi të lartë, dekorova: nënkolonel Fadil Sahitin, major Remzi Bushin, major Fatmir Lamin, major Manushaqe Nurën, kapiten Arlind Bajramin, kapiten Gëzim Avdiun, toger Nuhi Pronaj, rreshter major Faton Bujupin, rreshter master, Faik Kurtishin, rreshter i klasit të parë, Astrit Bashotën, rreshter shtabor Blerim Terakun, rreshter shtabor, Naim Berishën, rreshter shtabor Nazif Latifin, rreshter Marigona Haxhiun, rreshter Arjan Zogaj, dhe ushtare e klasit të parë, Entrita Brahimin.
Me “Mirënjohje” për kontributin e dalluar të dhënë në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive, dekorova: zv. Shefin e Kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm, Burim Abazin, zyrtarin për plane dhe analiza buxhetore, Bashkim Asllanin, shefin e sektorit për plane dhe analiza logjistike, Enver Mehmetin, zyrtaren e transformimit, modernizimit dhe standardizimit, Miradie Bajramin, ligjëruesin e QSU-së, Prof.Dr. Durim Abdullahun, zyrtaren ligjore të SHPFSK-së, Albana Çekun dhe zyrtarin e administratës të SHPFSK-së, Luan Trepçën.
Shumë urime për të gjithë e suksese edhe në të ardhmen në karrierën profesionale e institucionale!
Mirënjohje e lartë për shërbimin institucional e patriotik! /2LONLINE/