Ilir Muharremi
Më shkruaj e dashur, se e di që e ende më do. Më shkruaj këtë vjeshtë, këtë vjeshtë me aromë gjethesh dhe më trego se kush të puth dhe të vjedh nga unë. Më merr gjithçka që kam. Më shkruaj kur nuk ke kujt t’i shkruash e dashur. Më prano si shok, më shkruaj si një shoku të ngushtë. Më trego ku je unë të gjej dashuria ime. Më shkruaj e mos më le. Për gjithçka më shkruaj. Tregomë se kush po të gënjen kaq shumë. Qëndro me mua.
Puthja jonë e parë spontane me dallgët e detit dhe nxehtësisë atë natë. Gjuha jote rrëshqiti dhe vëreja aromën e alkoolit që kishe pirë. Nuk më bëhej vonë për pijen zemër. U puthem ngrohtë dhe të shtrëngova sidomos krahët, të afrova shumë nga unë dhe hyre në zonën time. Dytë i mbyllëm sytë. Deti vazhdonte me zhurmën valët poshtë këmbëve tona përplaseshin dukej si simfoni, po ajri i nxehtë ngritë tensionin e gjakut. Unë përhumbesha në sytë e tu të kaltër. Dytë kishim mirësjellje për njëri tjetrin. A duheshim nuk e di. I besoj energjisë tonë. Edhe nëse nuk duhemi ishte natë që nuk fshihet lehtë. Nuk është borë që shkrihet brenda natës. Zemra duron akullin e dashur. Ti u dorëzove pa kushte, njëjtë edhe unë. Deti vazhdonte ritmin e çmendur të valëve që përplaseshin poshtë këmbëve dhe shkuma nxjerrtë atë jodin. Më dukej vetja që jemi në një anije poshtë valëve të çmendura dhe po lundronim në një rrugë pa dalje. Ishte çast më i vërtet se e vërteta. I besova buzëve tua dhe qetësisë dorëzuese, sinqeritet shpirtëror.
Unë isha në ethe sikur valët poshtë këmbëve. Atë çast thash në vete mëri ditët dhe netët e mija sepse je shpëtimtare e shpirtit tim. U dorëzova. Je dëshira e jetës sime. Je vera dhe dimri im je gjithçka që shpirti im njehë. Je dëshira e jetës sime dije. Edhe sot nëse do mundesh me ma zgjatë dorën sikur atë natë poshtë valëve.
Pak kilometra i bëmë të shtrënguar për dore. U eksitova pak ta them të drejtën. E di që e vërejte. Kjo më pëlqeu. Dëshira e ëndrrave të mia sepse atë çast mendova se vetëm ty të kam. Energji e jetës sime. Unë e ti një tok me dy shpirtra të etur për dashuri. “Puthem prapë, aromë alkooli”, të thash. E ti më puthe. Unë fillova ta ledhatoja trupin, dhe kjo zgjati disa sekonda. Dora jote ishte refuzuese, por insistimi im i sinqertë shpallte luftën. Dytë e donim këtë luftë të ndodhte dhe ndodhi e dashur…