(2L ONLINE) – Shoqata Bamirëse turke-shqiptare “Sulejmanie”, ka hapur të martën Panairin në Gjilan, ku para teatrit të Qytetit, ka ekspozuar produkte tekstili dhe ushqimore, të cilat u ofrohen qytetarëve me çmime modeste, ndërsa parat e grumbulluar nga ky aktivitet do të përdorën për Konvikte që kjo Shoqatë i ka të hapura në Kosovë, duke përfshirë edhe atë në Gjilan, e ku janë të strehuar kryesisht nxënës me kushte të vështira ekonomike dhe jetimë.
Koordinatori i Konviktit në Gjilan Irfan Sermaxhaj ka bërë me dije se ky aktivitet është i zakonshëm që mbahet çdo vjet dhe se në këtë panair i cili ka filluar sot dhe do të përfundoi me 13 qershor , janë ekspozuar ushqime të përgatitur nga vet familjarët e nxënësve, por edhe produkte tekstili që i janë dhuruar Shoqatës nga donatorë të ndryshëm. Ato shiten me çmime simbolike e parat e grumbulluar do të përdorën për nevojat e konviktit ku janë të strehuar falas nxënës të moshave të ndryshme.
Ai tha e në Kosova janë dhjetë konvikte të meshkujve dhe dy të femrave dhe se në Konviktin e Gjilanit, në objektin për meshkuj dhe në atë për femra, janë të strehuar afër 50 nxënës, derisa kapaciteti i konvikteve është deri në 100.
Ai tha se nxënësit kryesisht janë me gjendje të rëndë ekonomike dhe jetim, janë prej nxënësve fillorist deri tek ata në fakultet dhe se të gjitha i kanë falas në këtë konvikt. Andaj, Sermaxhaj thotë se nevojitet mbështetje e vullnetmirëve për funksionim sa më normal të këtyre konvikteve.
E, nga afër këtë aktivitet të sotshëm po e përcillte edhe Himmet Tolu, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës “Sulejmanie” për Kosovë, i cili u shpreh i kënaqur me angazhimin e stafit në konvikte, ndërsa ka bërë thirrje që ata që nuk kanë mundësi dhe kanë nevojë për konvikt të drejtohen tek kjo Shoqatë e cila do t’u del në ndihmë.
Tolu tha se Shoqata me konvikte është e shtrirë në shumë vende të botës dhe se funksionon mirë ndërsa ka kërkuar ndihmën e bamirësve vendor që ta ndihmojnë Shoqatën që ajo pastaj të mund t’i ndihmojë nxënësit që janë të strehuar në këto Konvikte.
Sipas tij, në Kosovë janë dhjetë konvikte për meshkuj dhe dy të femrave ku janë të strehuar një numër i konsiderueshëm i nxënësve të tri niveleve të arsimit.
Përndryshe, mësohet se në Konviktin e Gjilan janë të strehuar jo vetëm nxënës nga kjo komunë por edhe nga komunat fqinje pa përjashtuar ndonjë edhe prej më larg si dhe nga Lugina e Preshevës. /2L ONLINE/