Shkruan: Rexhë Hasani
Bletërritësit e komunës së Kamenicës më në fund ju ka buzëqeshur fytyra nga kullosat e mira te sivjetme që po e shfrytezojnë bletët, pas disa vitesh shterp.
Ky vit po regjistron prodhim të mirë të mjaltit, gjë që ka berë të gëzohen bletarët e këtushëm.
Ata, duke e ditur se vitet e kaluara kullosat kanë qenë të varfëra dhe se ky vit po i bënë të mos mendojnë që të dorëzohen nga kjo veprimtari e dobishme dhe profitabile për familjet e tyre.
Për dallim nga vitet e shkuara, kur kushtet klimatike nuk ishin në favor të bletarëve, viti 2022, po tregon se koha e kullosave është shumë e mirë dhe se bletët, janë duke bërë prurje të nektarit me bollëk.
Këtë pranverë, bletarët e komunës së Kamenices, po i gëzohen kullosave pranverore duke shpresuar të përfitojnë nga prodhimet e bletëve si mjaltin, polenin, qumështin etj.
Në një takim të Shoqatës së Bletarëve “Luzma”, të Kamenicës. me anëtarë të sajë, thonë se, sivjet pritet rendiment i mirë i mjaltit sidomos asaj të luleve të akacies (bagremit), duke bërë llogaritë deri në 20 kilogram mjaltë për shoqëri bletësh.
Bletarët e komunës sonë zakonisht mbështetën në kullosat e akacies, ku rendimenti i mjaltit nga kjo lule është mëse i dëshiruar.
Shumica e bletarëve kamenicas, shfrytezojnë kullosat në shumë lokacione ku akacie lulëzon në kontinuitet, sipas lartësisë mbidetare, kështu që kullosat janë të përshkallëzuara.
Ajo që i bënë të lumtur bletarët kamenicas, është se çmimi i mjaltit shkon 10 deri 15 euro për kilogram. /2LONLINE/