DYLON

Duke lexuar tregimin “Ela” të Muhamet Halilit

Duke lexuar tregimin “Ela” të Muhamet Halilit
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Enver SADIKU

Të shkruash për tmerret që sjell lufta nuk është e thënë që t’i paraqesësh ato me tërë vrazhdësinë dhe vuajtjet që sjell ajo. Muhamet Halili me mjeshtëri ka gjetur një personazh – fëmijë, e lindur nga një vajzë e pambrojtur që kishte rënë nën kthetrat e një uniforme antinjeri, për të paraqitur të gjitha të këqijat e kësaj bote.

EkoHigjiena

Ela, kryepersonazh i këtij rrëfimi të shkurtë, e braktisur, jetime që se do kush megjithatë ka ëndrrat e saja që të pafuqishmit t’i bëjë me krahë, e tillë çfarë ishte nëna e saj, por edhe ushtare që të mos ketë luftë, i tillë çfarë nuk ishte babai i saj.

E kur atë e godisnin, ajo mbyll sytë dhe zhytet në ëndrrat e saja, ëndërron kujtimet e bukura për nënën që nuk e kishte parë kurrë, kurse meditimet i kishte armë e mburojë për të.

Halilit i ka mjaftuar një personazhe e njomë, që shoqëria të ndërgjegjësohet, që asaj t’i zgjas dorën, që edhe ajo të ëndërrojë e bashkudhëtojë drejt një jete të lumtur me bashkëmoshatarët e saj, megjithëse jeta kishte qenë e padrejtë me të.

Ela nuk është vetmja që pati një fat të tillë, andaj autori që me mjeshtri prek një temë kaq të ndjeshme ngre zërin për drejtësi e ndërgjegjësim.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.