• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Politikë

Aliu (LDK): Qeveria komunale po mundohet t’i fshehë modhenat nën xhamin e tejdukshëm të tavolinës!

Redaksia 2LONLINE 29 Maj, 2022 4 min
 Aliu (LDK): Qeveria komunale po mundohet t’i fshehë modhenat nën xhamin e tejdukshëm të tavolinës!

“Vendimi i fundit në Kuvend Komunal për anulimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) së komunës së Gjilanit, e ka një prapavijë të cilën kryetari aktual është munduar që ta fshehë. Por, a mundesh me i fshehë monedhat nën xhamin e tejdukshëm të tavolinës”, thotë Avdyl Aliu shef i grupit të Këshilltarëve Komunal nga radhët e LDK-së.

Siç thotë Aliu, “pas kërkesës dhe insistimit të qeverisjes komunale të udhëhequr nga z. Haziri, Qeveria e Kosovës  dhe kryeministri Haradinaj treguan mirëkuptim dhe na patën dhënë dhjetëra hektarë tokë për lokacionin e varrezave të qytetit të Gjilanit pasi që edhe ishim në fazën e hartimit të PZHK-së”.

Sipas tij, komuna e Gjilanit me kohë i ndërmori të gjitha veprimet e nevojshme dhe bashkë me Qeverinë e Kosovës edhe e bënë transferin e tokës prej disa hektarësh nga pronësia e AKP-së në pronësi të Komunës së Gjilanit dhe atë për lokacionin e ri të varrezave të qytetit.

Në atë lokacion edhe është filluar me fazën e parë të përgatitja se stazave të varrezave.

Aliu i LDK-së thotë se për çudi, para disa ditësh Qeveria Kurti e anulon vendimin e Qeverisjes Haradinaj dhe e merr  këtë sipërfaqe shumë hektarëshe nga pronësia e Komunës dhe e kthen te AKP, ani pse edhe kjo është e planifikuar me PZHK për lokacionin për varrezat e qytetit dhe e miratuar në Kuvend Komunal.

“Në këtë situatë nuk ka se si të mos mendohet se vendimi i nxjerrë në Kuvend Komunal për anulimin e PZHK-së, i inicuar nga kryetari Hyseni, është bërë për të lehtësuar dhe sadopak për të arsyetuar vendimin e Kurtit për të marrë nga Komuna tokën e varrezave, thjeshtë duke thënë se Komuna e Gjilanit nuk ka PZHK, sepse toka e planifikuar me PZHK nuk mund të merret dhe paraqet shkelje. Prandaj për të mbuluar një shkelje është bërë edhe një shkelje tjetër”, thotë tutje Aliu.

Ai shtoi tutje se me PZHK është planifikuar në detaje dhe janë mbajtur edhe konsultime publike edhe për tokën ku do të ndërtohet selia e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, të cilën kjo qeveri po tenton t’ia marr, duke shkaktuar mllef të jashtëzakonshëm tek imamët e besimtarët myslimanë. “Nëse instistohet, do të bindeni që fundi nuk do të dal mirë…”, thotë Aliu.

Sipas tij, kjo Qeveri, edhe qendrore edhe komunale, edhe pse në kokë nuk është e treguar e fortë, bile këmbët i ka të forta, duke shkelë ligjet dhe Kushtetutën.

 “LDK e Gjilanit vazhdon të mbetet gardian i ruajtjes së Komunës e Republikës dhe sa herë që i shkelin ligjet pushtetarët aktualë, ne do të reagojmë, do të alarmojmë institucionet e pavarura dhe, të jeni të bindur, do të dalim fitimtarë. Gjithmonë me popullin”, thotë Avdyl Aliu shef i grupit të Këshilltarëve Komunal nga radhët e LDK-së.  /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Avdyl Aliu Gjilan Planit Zhvillimor Komunal politika PZHK
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në fshatrat Bosce-Grizime, Strelicë, Moqar,

27 Qershor, 2022
Info+

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Rogaçicë

27 Qershor, 2022
2LTV

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë

27 Qershor, 2022
Gjilan

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë: Synimi ynë i parë ka

27 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë

27 Qershor, 2022

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë: Synimi ynë i parë ka qenë që të rrisim besimin e qytetarëve në institucione 

27 Qershor, 2022

Kryeministri Kurti priti në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak

27 Qershor, 2022

Biejnë dakord për bashkëpunim dhe shkëmbim idesh për të mirën e të rinjve kamenicas

27 Qershor, 2022

IKSHPK: Kujdes nga temperaturat e larta

27 Qershor, 2022

Kryetari i Gjilanit përballë qytetarëve (Teatri i Qytetit, ora 18:00)

27 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com