Superliga rikthehet të zhvillojë në fundjavë ndeshjet e javës së gjashtëmbëdhjetë, derisa vëmendja kryesore e kësaj xhiro do të jetë në duelin Ballkani – Gjilani.
Ky vendim për të ndryshuar terminin e ndeshjeve erdhi pas kërkesës së klubeve të cilat propozuan shtyerjen e ndeshjeve për shkak të kohës së shkurtër për tu përgatitur nga hedhja e shortit.
FC Drita ishte klubi i parë që kishte reaguar në lidhje me kohën e shkurtër për tu përgatitur për ndeshjet e këtij rundi.
Më pas erdhi propozimi dhe vendimi që ndeshjet e këtij rundi të zhvillohen më 27 nëntor dhe jo më 20.
Shorti ka qenë i pamëshirshëm për disa nga skuadrat që pretendojnë të fitojnë këtë trofe, derisa ka vënë përballë Dritën dhe Ballkanin & Feronikelin dhe Llapin.