DYLON

Fenerbahçe pranon shitjen e Vedat Muriqit, ia cakton çmimin

Fenerbahçe pranon shitjen e Vedat Muriqit, ia cakton çmimin
Avatar photo Elife Sherifi

Fenerbahçe e pranon shitjen e Vedat Muriqit, te secila skuadër që ofron mbi 20 milionë euro për sulmuesin kosovar. Krerët e gjigantit turk kanë thënë se janë të lumtur që Muriqi për pak muaj ka arritur të trefishojë vlerën e tij në treg.

Ersen Yanal e ka quajtur kosovarin si lojtar të domosdoshëm për skuadrën, por jo të pashitshëm.

“Secila skuadër që ofron mbi 20 milionë euro, mund ta transferoi Vedat Muriqin. Ka shumë skuadra të interesuara të interesuara për të dhe ne jemi të hapur kurdo për bisedime” ka thënë Yanal.

EkoHigjiena

Muriqi ka shënuar 7 gola këtë sezon dhe është një nga lojtarët më të mirë në kampionatin turk.

Fenerbahce do të përdorë të njëjtën strategji sikur me lojtarin me prejardhje shqiptare, Elif Elmas të cilin e kishte blerë shumë lirë, por e kishte shitur pas një edicioni për 16 milionë euro te Napoli.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.