/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se në rrugën e Kamenicës, dy zyrtarë policor të Policisë së Kosovës derisa kanë qenë fare pranë diskotekës ,,STOP” kanë marr informatë nga një punëtor i sigurimit për një rrahje në progres brenda diskotekës, e ku zyrtarët policor kanë reaguar me urgjencë dhe me të arritur kanë vërejtur të dyshuarin K. I. (1998), Shqiptar Shtetas i Kosovës, me armë në dorë që ka tentuar të hyjë në diskotekë.
Ai tha se zyrtarët policorë kanë arritur që ta fusin nën kontroll, dhe ta arrestojnë të dyshuarin, po ashtu kanë arritur që t’ia konfiskojnë armën, ndërsa personi tjetër i dyshuar, i involvuar në këtë rast, i njohur për policinë ka arritur të ik nga vendi i ngjarjes, dhe është në kërkim.
Zëdhënësi Hashan itha se njësitet reaguese nga stacioni policor i Gjilanit ju kanë përgjigjur thirrjes për asistim, njësitet e krimtekniknikës së stacionit kanë bërë procedimin e vendit të ngjarjes, është konfiskuar arma Pistolet Brovin, me shtatë (7) copë fishek të kalibrit 7.65 dhe një karikator. Gjatë kontrollimit të veturës së të dyshuarit, është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e ftohtë (thikë), është konfiskuar, po ashtu edhe vetura.
I dyshuari është sjellë në stacionin policor ku edhe është intervistuar. Janë intervistuar edhe dëshmitarë tjerë që kanë qenë në vendin e ngjarjes.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit, i njëjti ka urdhëruar që të ngritët kallëzim penal ndaj të dyshuarit të lartëshenuar, rasti të klasifikohet ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Kanosje”, i dyshuari ndalet në qendrën e ndalimit për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar. /2L ONLINE/
fotoilustruese