Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka dhe disa studentë të UKZ-së të cilët janë duke qëndruar për një vizitë studimore një javore në Zvicrë, kanë zhvilluar aktivitete dhe vizita të ndryshme studimore.
Kështu Rektori Dërmaku dhe prorektori Leka si dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të UKZ-së, kanë vizituar Universitetin e Luzernit, respektivisht degën e Shkencave Kompjuterike.
Në këtë takim Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku takoi Dekanin e Shkencave Kompjuterike, Prof. Dr. René Hüsler, me të cilin diskutuan shumë mundësi të bashkëpunimit mes dy institucioneve, UKZ dhe Universitetit të Luzernit, ku ndër të tjera u bisedua organizimi i një shkolle verore, krijimi i programeve të përbashkëta me diplomë të dyfishtë, e gjithashtu edhe për mobilitetin sikurse me Universitetin PH Zug.
Poshtu vizitë është zhvilluar edhe në disa laboratorë e njëkohësisht studentët e UKZ-së së FSHK-së kanë parë nga afër mënyrën e ligjërimit aty.
Derisa studentët e Fakultetit të Edukimit të UKZ kanë vizituar shkolla të ndryshme në Zug, për të parë se si zhvillohet atje procesi mësimor.
Ndërsa studentët e Fakultetit Juridik të UKZ-së që janë pjesë e kësaj vizite studimore në Zvicër, vizituan Universitetin e Cyrihut, respektivisht Fakultetin Juridik.
Këto vizita për studentët e UKZ-së janë një kapitull të ri në jetën e tyre studentore, sepse siç thonë ata, nga mundësia që Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u ka dhënë për të vizituar universitetet zvicerane, tanimë janë gati për të sfiduar veten dhe për të kontribuar në rrugën e tyre të arsimit dhe zhvillimit personal e profesional. /2LONLINE/