Aktivitete të ndryshme e kanë karakterizuar dje Vitinë, duke filluar me Panairin “Ti ruajmë vlerat tona tradicionale”, për të vazhduar më pas edhe me Festivalin e këngës për fëmijë “Cover Fest”, si dhe më ekspozitën e Shkurte Ramushit.
Në orët e mbrëmjes është shfaqur një koncert i përgatitur nga Ansambli i këngëve dhe valleve “Kemajl Azizi”, ku u përcoll nga një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve të komunës së Vitisë, të cilët po kalojnë pushimet në Kosovë.
Të pranishmëve iu është drejtuar me një fjalë rasti edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili ka falënderuar mërgatën për gjithë mbështetjen që po japin në vendlindje.
Kryetari Haliti së bashku me të pranishmit, kanë bërë një shëti nëpër shëtitoren e mërgimtarëve në Viti, me çka janë përmbyllur edhe aktivitetet e djeshme, për “Ditët e Diasporës”.