Megjithëse në kushte pandemie e po ashtu edhe me respektim të masave mbrojtëse që kërkohen nga IKSHP, janë paraparë të zhvillohen disa aktivitete që do të shënojnë dy datat e rëndësishme për shtetin e Kosovës dhe SHBA-të.
Në Beguncë, sonte prej orës 18:00 do të zhvillohen ndeshje futbollistike mes Policisë dhe Veteranëve të Beguncës, KFOR-it me Komunën e Vitisë, si dhe FSK-KFOR LMT.
Gjithashtu parashihet edhe një performancë e Klubit të Gjimnastikës “Halil Alidema”.
Të pranishëm në këtë manifestim, do të jenë edhe ish-delegatë të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës si dhe udhëheqës të lartë të komandës së KFOR-it amerikan.
Ndërkohë, nesër me 3 korrik, do të vazhdohet me aktivitete për shënimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së-4 Korrikut. M
e këtë rast, do të bëhen homazhe në orën 08:00 të mëngjesit tek memoriali i diplomatit Richard Holbrooke në Viti, kurse prej orës 10:00 do të mbahet një Hiking, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, me një shteg prej 6 km, nga fshati Zhiti deri në Tërpezë.