DYLON

Ministri Veliu priti në takim shefin misionit të OSBE-së Braathu

Ministri Veliu priti në takim shefin misionit të OSBE-së Braathu
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Në këtë takim u diskutua për prioritetet e ministrisë dhe situatën aktuale të ballafaqimit me pandeminë COVID-19.

Ministri Veliu e njoftoi ambasadorin Braathu për të gjitha masat që ka ndërmarrë MPB-ja në luftimin e këtij virusi me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm publik.

EkoHigjiena

Ndërsa, në anën tjetër ambasadori Braathu shprehu mirënjohjen e tij për punën që janë duke bërë institucionet e Republikës së Kosovës në luftimin e kësaj pandemie dhe shprehi gatishmërinë e Misionit të OSBE-së në përkrahjen e institucioneve të vendit dhe ministrisë në veçanti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.