Shoqata e Trajnerëve të Futbollit në bashkëpunim me FFK-në më 6 shkurt (e hënë) do të organizojë seminarin për trajnerë të klubeve të Albi Mall Superligës dhe klubeve të Viva Fresh Ligës së Parë, bënë të ditur faqja zyrtare e FFK-së.
Seminari është njëditor dhe mbahet në selinë e FFK-së prej orës 10:00 deri në orën 16:00. Ligjërues në këtë seminar do të jetë, Astrit Maçi, i cili do të shtjellojë dy tema; Sistemet në lojen e futbollit dhe përgaditjen fizike gjatë fazës së garave.
Cilësia e ligjëruesit është e nivelit të lartë, duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një specialist të përgatitjeve tekniko-taktike dhe fizike të futbollistëve dhe ish-drejtor i Qendrës së Edukimit në FSHF.
Qëllimi i këtij seminari është ngritja e aftësive profesionale përkatësisht përformancës së trajnerëve në nivel edhe më të lartë.
Pjesëmarrja e trajnerëve është obligative, derisa ata para fillimit të seminarit duhet të regjistrohen në regjistrin e prezencës, thuhet në faqen zyrtare të FFK-së. /2LONLINE/