Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu “, Avdyl Jerliu, ka deklaruar për Portalin 2LONLINE.com se Tregu i Gjelbër i Gjilanit do të mbyllet deri në një vendim tjetër dhe kjo është bërë si masë për parandalimin e përhapjes së Coronavirus COVID-19.
Jerliu tha se dëshiron që t’i njoftojë të gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit se ne bashkëpunim me zyrën e kryetarit të komunës së Gjilanit, z.Lutfi Haziri është marrë vendim për mbylljen e tregut të gjelbër, vendim ky në kuadër të masave që po ndërmerren për mbrojtjen e qytetarëve nga virusi COVID-19.
Ai tha se për vendimet tjera që kanë të bëjnë me tregun, qytetarët do të njoftohen me kohë.