Me ceremoninë mbyllëse të mbajtur në stadiumin me rërë të Patras, janë mbyllur mbrëmë edhe zyrtarisht Lojërat e dyta Mesdhetare në Rërë, Patra 2019.
Flamurin e Kosovës në parakalim e mbajti notari Arti Krasniqi. Prej 25 deri 31 gusht në Patra të Greqisë 26 shtete morën pjesë në 10 sporte të ndryshme.
Krahas notarit Krasniqi, Kosova u përfaqësua edhe me dy ekipe në Beach Volley.