DYLON

LDK: Entuziazëm, unitet e frymë e madhe mobilizimi në LDK’në e Gjilanit

LDK: Entuziazëm, unitet e frymë e madhe mobilizimi në LDK’në e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

“Dega e Lidhjes Demkoratike e Kosovës në Gjilan po vazhdon mobilizimin e madh, duke u përgatitur për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 6 tetor”, thuhet në një komunikatë të LDK-së.

Në takimet e Shtabit të Degës, përfshirë kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë, të kryesuar nga nënkryetari në nivel qendror, njëherit udhëheqës i politikave të LDK’së në këtë fazë, Lutfi Haziri, u tha se ka mbretëruar uniteti e entuziazmi i të gjithëve, duke u rikonfirmuar mbështetja e fuqishme për kandidatën për kryministre, Vjosa Osmani.

Strukturat e LDK’së në Gjilan i kanë konfirmuar kryetarit Lutfi Haziri se nga e hëna do të fillojnë takimet në terren, duke filluar nga nëndegët e aktivet.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.