Qendërmbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla po shkëlqen në fanellën e Veronës dhe atij ia kanë mësyrë klubet e mëdha italiane. Kumbulla sot është njëri prej mbrojtësve më të mirë në Itali.
Futbollisti shqiptar ka qenë protagonist me Veronën këtë sezon, duke shfaqur siguri të jashtëzakonshme.
Bashkë me Amir Rrahmanin, 20 vjeçari është i pakalueshëm për kundërshtarët në këtë edicion në Serie A. Për këtë, interesim për Kumbullën kanë shfaqur klubet e mëdha italiane, angleze e gjermane.
Përpos Napolit, i cili e do qe një kohë atë, interesim për futbollistin shqiptar kanë shfaqur së fundmi edhe Manchester City, Juventusi, Interi, Lazio e Fiorentina dhe Borussia Dortmundit.
Sipas mediumit italian “Il Corriere”, Verona e vlerëson futbollistin 30 milionë euro.
Mediat italiane spekulojnë se Kumbulla është më afër transferimit në Napoli.