DYLON

Edhe një shqiptar i bashkohet Rrahmanit te Napoli

Edhe një shqiptar i bashkohet Rrahmanit te Napoli
Avatar photo Elife Sherifi

Pas Amir Rahmanit, Napoli ka marrë një futbollist tjetër shqiptar në ekip. Sipas mediave italiane të kaltrit kanë transferuar sulmuesin e talentuar shqiptar, Kleis Bozhanaj.

Ky i fundit është pjesë e të rinjve të Empolit, por për pjesën tjetër të sezonit do të jetë pjesë e të rinjve të Napolit. Akordi mes palëve pothuajse është arritur dhe lojtari i Shpresave do të jetë tashmë pjesë e të kaltërve.

18-vjeçari ka zhvilluar ndeshje shumë të mira te Empoli dhe kjo ka bërë që të tërheqë vëmendjen e Napolit, të cilët e kanë marrë në formën e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit nëse bind me paraqitjet e tij.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.