Ministria për Bujqësi, Pylltrari dhe Zhvillim Rural në bashkpunim me USAID-in, do të financojnë projektin “Për mbështetjen e programit të zhvillimit bujqësor dhe mundësitë rurale në Kosovë.
Ky projekt si fushë të veçantë e ka “Zingjirin e Vlerave të Pemëve të Imëta”, siç janë dredhëzat, mjedrat dhe boronicat dhe “ Zingjirin e Vlerave të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike”, të cilat përfshihen frutat dhe bimët e egra dhe ato të kultivuara në kushte organike dhe që kanë tregje dhe eksport rë realizueshëm.
Ky sesion informues për Komunën e Kamenicës do të mbahet me datën 15 nëntor (e enjte), në ora 11:00 në sallën e Kuvendit Komunal.