Kolegë, miq dhe familjarë, kanë përkujtuar punën dhe veprimtarinë e Dr. Visar Huruglica, specialist i oftalmologjisë, në mbledhjen komemorative të mbajtur sot në QKUK, bënë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Ardian Shabani, drejtor i Klinikës së Oftalmologjisë në QKUK, pasi paraqiti biografinë e dr. Huruglicës, mes tjerash evakuoi kujtime nga puna e përbashkët në klinikë.
Para të pranishmëve, mes tjerash, ai tha se dr. Visari ishte një profesionist i shkëlqyer dhe shumë i afërt me kolegë dhe pacientë.
Naser Salihu, Kryetar i Shoqatës së Oftalmologëve të Kosovës foli për punën dhe angazhimin që kishin bashkë në kuadër të të njëjtit repart Klinikës së Oftalmologjisë, duke shprehur, shquhej për entuzaizmin e tij, vullnetin, por mbi të gjitha edhe për afërsinë që kishte ndaj pacientit.
Në emër të familjes të pranishmit i përshëndeti motra e doktorit të ndjerë, ku falënderoi të pranishmit që po ndajnë dhimbjen bashke më familjen. /2LONLINE/