Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës u prit në një vizitë Zëvendësministri i Financave z.Hyzer Gashi. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i sfidave të të bërit biznes dhe krijimi i lehtësirave për bizneset Kosovare.
Anëtari i bordit z.Hysni Zogaj e falënderoi Zv. ministrin për vizitën dhe e njoftoi nga afër me sfidat në të cilat po kalojnë bizneset, duke theksuar që në Kosovë ka filluar të ndyshojë klima e të bërit biznes, mirëpo ende kemi raste kur bizneset janë ata të cilët e pësojnë më së shumëti, si pasojë e ligjeve të pa përshtatshme dhe mos përkrahjes institucionale.
Ndërsa, nga ana tjetër zv Ministri Gashi theksoi që Qeveria e Kosovës është duke punuar vazhdimisht në të mirë të biznesit, madje një lehtësirë për bizneset do të jetë edhe mbledhja e TVSH-së brenda vendit, ku do të i krijojë hapësirë biznesit që mjetet ti kenë në qarkullim për një kohë më të gjatë 30 + 20 ditë. Në këtë rast z.Gashi theksoi tri çështje kryesore që do të ndikojnë tek bizneset:
1. Çështja e likuiditetit;
2. Zvogëlohet aspekti i kthimit të TVSH-së, në këtë rast eliminohet rimbursimi;
3. Krijon hapësirë tek biznesi që të deponjnë produktin në një depo dhe në afat prej 30 ditë të gjej blerësin.
z.Zogaj e përshëndeti këtë nismë të Ministrisë së Financave mbledhja e TVSH-së brenda vendit madje e vlerësoi si një reformë shumë të mirë për biznesin e cila do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit. Ai gjithashtu propozoi që të aplikohen edhe ndëshkimet në rast të mos respektimit të kohës së deklarimeve.
Gjithashtu gjatë këtij takimi u bisedua edhe për fushën e bujqësisë, ku 3% i fermerit po paraqet një sfidë të madhe për këtë sektor, andaj nga OAK u propozua që tatimi në bujqësi të jetë zero, për faktin se bujqit marrin subvencione nga ana e shtetit. Gjithashtu, duhet të krijohen lehtësira për këtë sektor pasiqë në Kosovë, bujqësia është një sferë e rëndësishme e zhvillimit të vendit.
Në fund të këtij takimi të dy palët u pajtuan që krijimi i lehtësirave për bizneset është edhe çelësi kyq për zhvillimin e vendit.
Pjesë e këtij takimi ishin edhe koordinatorja e OAK-së Donika Gashi dhe zyrtarja Qendresa Ibrahimi.