Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), aktualisht në vendin tonë kemi 14 mijë e 20 raste aktive me COVID-19.
Numri total i rasteve pozitive është 94.656 raste nga 451.922 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.934 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 745 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 78.702 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.020.
Përndryshe, IKSHPK-ja ka përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. /2LONLINE.com/