“DokuFest” ka shpallur programin e filmave garues për edicionin e 18-të, i cili do të mbahet nga data 2 – 10 gusht në Prizren.
Pjesë e programit të sivjetshëm do të jenë mbi 100 filma e dokumentarë. Po ashtu pjesë e garës janë edhe një përzgjedhje e veçantë e filmave të shkurtër dhe të kinemasë eksperimentale që vijnë nga 40 shtete të ndryshme.
Kjo njëkohësisht edhe e karakterizon programin e këtij edicioni. Kjo është potencuar edhe në komunikatën e festivalit.
Veton Nurkollari, drejtor artistik i Festivalit, ka njoftuar se ky edicion do të sjellë më shumë se 200 filma, ku 10 prej tyre zbërthejnë edhe drejtpërdrejt temën e sivjetshme. Ndërsa për filmat pjesë të programit garues ai i ka konsideruar të guximshëm dhe inovativë.