Sot rreth orës 03:15, Policia e Kosovës në Gjilan, nga burime operative ka pranuar një informatë se një person, dyshohet se mban armë në brez dhe ndodhet në restorantin “Adriatiku” në rrugën e fshatit Perlepnicë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se njësitet reaguese të policisë së Kosovës nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është kontaktuar personi për te cilin dyshohej se posedonte armen e zjarrit.
Zëdhënësi Hashani tha se i njëjti ka pranuar se kishte në trupin e tij armën e zjarrit të llojit: Zastava ,cal. 7.65, me një karikator në të cilin ka pas tre copë fishekë. Arma dhe municioni janë konfiskuar nga ana e Policisë.
Ai tha se i dyshuari është arrestuar dhe sjellë në stacionin policor. Të njëjtit i është bërë matja e prezencës së alkoolit në gjak ku ka rezultuar të jetë 1.78 promila.
“Me vendim të prokurorit të shtetit për krime të rënda, ndaj të dyshuarit është vënë masa e ndalimit policor për 48 ore, nën akuzën për “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Rasti kalon në prokurorinë Themelore”, ka thënë Hashani.