“Mbajeni mend këtë emër. Kjo është aktorja më e re e Hollywood’it, gjilanasja jonë, Eloise Kosumi, nxënëse e klasës së tretë të shkollës “Rexhep Elmazi”, e cila ka luajtur në filmin “Smookers”. Kështu ka shkruar në profilin e tij, kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi HAziri i cili ka pritur sot në takim aktoren më të re të Hollywood’it, gjilanasen Eloise Kosumi, e cila së fundmi pati mundësi të luajë në filmin Smookers”, të regjisorit Louis Mandylor dhe producentit Peter Organ.
Ja postimi i plotë:
Mbajeni mend këtë emër. Kjo është aktorja më e re e Hollywood’it, gjilanasja jonë, Eloise Kosumi, nxënëse e klasës së tretë të shkollës “Rexhep Elmazi”, e cila ka luajtur në filmin “Smookers”. Kjo është krenaria e Gjilanit dhe i falënderoi prindërit e saj, Florën dhe Fatmirin, të cilët tregojnë se kudo që jetojnë fëmijët, mund të depërtojnë, falë edukimit dhe mbështetjes. Me të gjitha mundësitë tona si Komunë, do t’i qëndrojmë afër aktores së re. Mezi po presim ta shohim filmin e saj të parë!