Komuna e Kamenicës në bashkëpunimë me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas mbështetur nga USAID-JAK për nder të Javës së Ndihmës Juridike Falas, ka mabjtur tryezë diskutimi lidhur me temën “E drejta e qytetarëve për qasjë në drejtësi dhe ndihmë juridike falas” saktësisht “Qasja në drejtësi për qytetarët e Komunës së Kamenicës: Sfidat dhe mënyrat e adresimit të tyre”.
Në këtë takim kanë marr pjesë Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, Drejtorja e Departamentit Ligjor në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas Flutura Zena-Berbati, Zyrtarja Komunale për Ndihmë Juridike Falas, Mirsije Ajvazi, Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut Nazmije Demolli-Kastrati, zyrtarë të tjerë komunal, përfaqësues nga Policia e Kosovë, OJQ.
Gjatë takimit u diskutua lidhur me informimin e qytetarëve të Kamenicës për ofrimin e ndihmës juridike falas dhe të drejtat e tyre në këtë aspekt.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal Liridon Kastrati ka thënë se ofrimi i ndihmës juridike falas për qytetarët e Kamenicës është hap i rëndësishëm drejt respektimit të të drejtave të njeriut.
“Është tejet e rëndësishme që qytetarët tanë të jenë të informuar që në Komunën e Kamenicës ekziston një zyrë ku mund të drejtohen lidhur me ofrimin e ndihmës juridike falas kur ata kanë nevojë. Në këtë mënyrë ne promovojmë edhe fushatën se qasja në drejtësi është e njëjtë për të gjithë pa dallim”, ka thënë ai.
Edhe Drejtorja e Departamentit Ligjor në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas Flutura Zena-Berbati, ka thënë se qëllimi i kësaj tryezë është që të prpmovojmë sa më shumë ofrimin e ndihmës juridike falas për qytetarët, dhe të identifikojmë mundësit e bashkëpunimit mes akterëve relevant në këtë aspekt.
Të gjithë të pranishmit u shprehën të gatshëm të bashkëpunojnë që qytetarët e Kamenicës të informohen lidhur me rëndësinë e ofrimit të ndihmës juridike falas. /2LONLINE/