Zyra për Barazi Gjinore në kuadër të Komunës së Kamenicës në bashëpunim me UN Women kanë mbajtur trajnim mbi integrimin gjinor dhe vlerësimin e ndikimit gjinor.
Ky trajnim është mbajtur nga trajnerja e projektit GEF Mirjeta Nagavci.
Trajnimi në fjalë ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të stafit komunal dhe palëve tjera të përfshira, për të siguruar një qasje më gjithëpërfshirëse dhe më të ndjeshme ndaj gjinisë, në hatimin, zbatimin si dhe vlerësimin e politikave dhe programeve në nivel lokal.
Ky aktivitet hyn në kuadër të agjendës së aktiviteteve të Planit për Barazi Gjinore të Komunës së Kamenicës. /2LONLINE/