Sot është mbajtur pjesa e parë e testit të arritshmërisë për nxënësit e klasëve të nënta në Komunën e Kamenicës.
Në këtë test kanë marrë pjesë 308 nxënës të shkollave të mesme të ulta në Kamenicë.
Pjesa e parë e testit është mbajtur në lëndët: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Histori, Gjeografi.
Mbarëvajtja e testit ka shkuar sipas rregullave dhe nuk ka pasur ndonjë problem. /2LONLINE/