Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Kamenicës, Liridon Kastrati ka mbajtur takimin publik lidhur me Planin e Punës së Kuvendit për vitin 2023.
Ai ka thënë se Plani i vitit 2022 në bashkëpunim me Kryetarin, Drejtoritë dhe Asambleistët është përmbushur mjaft mirë, ku janë trajtuar numër i konsiderueshëm i vendimeve, rregulloreve, raporteve financiare dhe çështje tjera.
Sipas tij grupi punues ka punuar edhe për planin 2023 duke përfshirë të gjitha çështjet e rëndësishme për qytetarët.
“Edhe Plani për vitin 2023 përmbanë disa kategori ligjore që nuk mund t’i zhvendosim. Mirëpo janë propozuar nga grupi punues që dy mbledhje të Kuvendit të mbahen ne lokalitete tjera. Po ashtu është paraparë raportimi i kryetarit, raportet financiare, rregulloret e planet e tjera. Ndër të tjera edhe në këtë vit planifikojmë t’i mbajmë 12 seanca duke tejkaluar numrin prej 10 seancave qe parashihet”, është shprehur ai.
Kryesuesi Kastrati kërkuar nga të pranishmit që nëse kanë ndonjë propozim për ta inkorporuar në këtë plan t’ia dërgojnë atij. /2LONLINE/