Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Kamenicës, kanë mbajtur dëgjimin e parë me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Hogosht dhe Shipashnicë e Epërme. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati, zyrtari Naser Hashani, dhe banorë të fshatrave Hogosht dhe Shipashnicë e Epërme.
Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati ka ftuar qytetarët që të paraqesin propozimet për fshatrat ku banojnë që t’i përfshijnë në buxhet.
Kërkesat që banorët e këtyre fshatrave paraqiten kishin të bëjnë ndriqimin, asfaltim të rrugëve, kanalizim, si dhe stadiumi ne Hogosht. /2LONLINE/