Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Kamenicës, kanë mbajtur dëgjimin e parë me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatin Ajnoc. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati së bashku me përkthyesin.
Kryesuesi Liridon Kastrait ka paraqitur Projekt-Buxhetin për vitin 2023, duke kërkuar nga banorët të paraqesin propozimet e tyre në mënyrë që t’i inkorporojnë në buxhet.
Kërkesat që banorët paraqiten kishin të bëjnë hapjen e dy puseve, asfaltim të rrugëve, dhe rregullim të shtyllave. /2LONLINE/