Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM), si pjesë e projektit “Përkrahja e Qendrës për Punë Sociale në përmirësimin e shërbimeve në shtëpi, dhe ato rezidenciale për fëmijët dhe të rriturit në nevojë’’ , ka mbajtur takimin e parë me grupin punues për hartimin e Rregullores komunale për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi i sfidave dhe analizimi i gjendjes aktuale të së drejtave të fëmijëve në komunën e Kamenicës, si dhe hartimi i draftit fillestar të rregullores për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Fillimisht u diskutua korniza ligjore që rregullon fushën e të drejtave të fëmijëve, masat dhe sanksionet që duhet të vendosen në rregullore dhe në fund u vendos për hapat e mëtejmë për takimet e radhës. Në takim morën pjesë të gjithë antarët e grupit punues, të cilët dhanë një kontribut shumë të madh në e hartimin e draftit të parë fillestar të rregullores në fjalë.
NOPM do të vazhdoj me takimet e radhës me grupin punues deri në finalizim dhe aprovim të rregullores nga ana e Kuvendit Komunal.
Ky projekt përkrahet nga organizata ndërkombëtare “Save the Children International” (SCiK) në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe mbështetur nga Save the Children në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Politika të Mirëqenies Sociale dhe Kërkim.