DYLON

Kryetari i Kamenicës priti në takim drejtorin e Qendrës Kinematografike

Kryetari i Kamenicës priti në takim drejtorin e Qendrës Kinematografike
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka takuar drejtorin e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku.

Ky takim kishte për qëllim shikimin e mundësive për bashkëpunim mes Komunës së Kamenicës dhe QKK-së.

Ata së bashku vizituan kinemanë dhe teatrin e qytetit, duke parë mundësitë e tjera për funksionalizimin e kinemasë.

EkoHigjiena

I pari i komunës tha se do të mundohet shumë që artistëve të Kamenicës t’u krijojë kushte më të mira dhe qytetarëve një program më të mirë kulturor.

“Do mundohemi shumë që artistëve tanë t’u krijojmë kushte më të mira sepse kemi një rini të shëndoshë e me shumë vizion për të ardhmen, si dhe qytetarëve një program kulturor të pasur”, deklaroi ai.

Kastrati poashtu tha se është falënderues ndaj drejtorit Zharku për mbështetjen e tij të plotë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.