Komisioni për Vlerësim të Performancës së Prokurorëve, i udhëhequr nga Veton Shabani, pas marrjes së kryesimit të tij në fillim të këtij viti, ka mbajtur takimin e radhës, sipas agjendës së paraparë.
Në takim morën pjesë anëtarët e këtij komisioni, Aleksandër Lumezi dhe Nazan Shero, si dhe koordinatori i Komisioneve të Përhershme të KPK-së, Besim Kusari.
Fillimisht, anëtarët e Komisionit i uruan mirëseardhje kryesuesit të ri të Komisionit, Veton Shabani, kurse më pas është njoftuar se në kuadër të zbatimit të Programit të punës së Komisionit për vitin 2024 ka filluar vlerësimi i përformancës së njëmbëdhjetë (11) prokurorëve, të cilët përbëjnë grupin e parë të vlerësimit të prokurorëve në vitin 2024.
Po ashtu, gjatë takimit të sotëm, anëtarët trajtuan edhe ecurinë e hartimit të Raportit vjetor përmbledhës të vlerësimeve vjetore të kryeprokurorëve për prokurorët e prokurorive të vendit për vitin 2023, proces ky, i cili është në fazën e pranimit të vlerësimeve nga autoritetet kompetente, ndërsa raporti i finalizuar do të procedohet për miratim në njërën nga takimet e Këshillit. /2LONLINE/