DYLON

Rashiti: Opinioni i kualifikuar i raportit të auditimit për 2021, e ka përjashtuar Gjilanin nga mundësia e aplikimit për grantin e performancës

Rashiti: Opinioni i kualifikuar i raportit të auditimit për 2021, e ka përjashtuar Gjilanin nga mundësia e aplikimit për grantin e performancës
Avatar photo Redaksia

“Komuna e Gjilanit nuk është kualifikuar për grant të performancës për vitin 2021, si rezultat i raportit negativ të Auditorit Gjeneral të Kosovës, të cilin e diskutuam bashkë me OSBE dhe zyrën e Auditorit Gjeneral të Kosovës”, ka thënë Riad Rashiti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Gjilan.

Rashiti, që njëherësh është edhe drejtor i  Drejtorisë Komunale për Buxhet dhe Financa, ka thënë se  opinioni i kualifikuar i raportit të auditimit për vitin 2021, e ka përjashtuar komunën e Gjilanit nga mundësia për të aplikuar në grantin e performancës për komunat e Kosovës, ku janë ndarë rreth 8 milion euro për 6 komunat tjera që i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret për aplikim, e që do të jenë përfituese në vitin e ardhshëm.

EkoHigjiena

“Ne si qeverisje komunale, tani kemi marr masa sipas planit të veprimit për 14 të gjeturat negative në raportin e auditimit për vitin 2021, si dhe rekomandimet e dalura nga ky raport”, ka thënë Rashiti.

Ai tha se sipas vlerësimit të institucioneve  komunale, deri tani kemi zbatuar plotësisht 7 nga 14 të gjeturat e auditorit, pjesërisht janë zbatuar 4 rekomandime dhe 3 rekomandime tjera ende nuk janë zbatuar, por për të cilat së fundi kemi bërë angazhime dhe veprime për të zbatuar edhe këto rekomandime.

“Ne jemi të përkushtuar që buxheti i komunës së Gjilanit të shpenzohet vetëm sipas ligjit të financave publike dhe udhëzimeve administrative. Nuk do të lejojmë e as përsërisim shkeljet e shumta ligjore e procedurale, në shpenzimin e parasë publike”, ka thënë tutje Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa.

Andaj sipas Rashitit, e vetmja rrugë që mund të krijojë stabilitet financiar në komunën e Gjilanit në vitet të vijim dhe të kemi mundësi aplikimi për grant të performancës për vitin 2022 e tutje. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.