DYLON

Mbahet takimi final me grupin punues për hartimin e Rregullores Komunale për të Drejtat e Fëmijëve

Mbahet takimi final me grupin punues për hartimin e Rregullores Komunale për të Drejtat e Fëmijëve
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Network of Network of Peace Movement Peace Movement (NOPM), si pjesë e projektit “Përkrahja e Qendrës për Punë Sociale në përmirësimin e shërbimeve në shtëpi, dhe ato rezidenciale për fëmijët dhe të rriturit në nevojë’’, ka mbajtur takimin e katërt final për hartim të Rregullores për të drejtat e fëmijëve.

Qëllimi i takimit ishte përfundim i punimeve në rregulloren për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe procedimi i mëtutjeshëm për aprovim nga Kuvendi Komunal i Kamenicës.

Në takim përveç stafit të NOPM-së, të pranishëm ishin edhe anëtarët e grupit punues komunal për hartimin e kësaj rregulloreje.

EkoHigjiena

NOPM do ta lehtësoj organizimin e debatit publik me qytetarë si dhe do të avokoj deri në aprovimin e kësaj rregulloreje nga Kuvendi Komunal.

Ky projekt përkrahet nga organizata ndërkombëtare “Save the Children International” (SCiK) në Kosovë, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe mbështetur nga Save the Children në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Politika të Mirëqenies Sociale dhe Kërkim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.